Logo

Termet dhe Kushtet

TERMET & DHE KUSHTET PËR MARRJEN DHE SHPERNDARJEN E DERGESAVE

Korrier Express ( në tekstin e mëtejmë Korrier Express), në kuadër të veprimtaris së saj të regjistruar bën transportimin korrier të dërgesave sipas parimit “nga dera në derë” dhe porositësi i shërbimit, ( në tekstin e mëtejmë Komitenti), ku dërguesi e nënshkruan Korrier Express-në LISTËN E NGARKESËS se Korrier Express dhe Porositësi janë pajtuar mbi ofrimin e shërbimit nga ana e Korrier Express-it nën këto kushte:

  1. KORRIER EXPRESS obligohet që në emër dhe për llogari të Komitentit të organizoj dorëzimin e dërgesës express koriere sipas parimit “nga dera në derë” e cila përfshinë: marrjen, sortimin, magazinimin, përgatitjen dërgimin në adresën e marrësit dhe kthimin eventual ose marrjen e dërgesave, por posaçërisht në formë me shkrim të dërguesit.
  2. Me dërgesë nënkuptohet paket-koletë i paketuar sipas rregullit deri më 30 gr. peshë, përkatësisht deri më 0.25 m3 të vëllimit. Korrier Express do të merr dërgesa edhe më të rënda, me paralajmërim dhe njoftim paraprak të komitentit. Për dërgesë të vëllimit të madh, e më pak të peshës reale, aplikohet i ashtuquajtura llogaritje vullnetare e peshës ashtu që rezultati i shumëzuar, gjatësisë gjerësisë dhe lartësisë së paketit në cm i cili pjestohet me numrin 6000. Rezultati i fituar llogaritet si peshë në kilogram. Dërgesa mund të përbëhet nga më shumë paketa-koleta pesha e të cilave mblidhet dhe japin peshën e tërësishme të dërgesës. Për dërgesat pesha e përgjithshme e të cilave kalon 5oo kg., llogariten si dërgesa të posaçme edhe pse njëra dërgesë ka peshë të gjithëmbarshme 500 kg., e mbetura deri në peshën e gjithëmbarshme si dërgesë tjeter.
  3. Dërguesi është i obliguar që në mënyrë adekuate t’a paketoj dërgesën, t’a shënoi përmbajtjen e saj, vlerën (nëse ajo është e mundur), peshën dhe dimensionet. Korrier Express mban të drejtën e verifikimit të përmbajtjes dhe vëllimit të dërgesës, dhe me verifikimin e të njëjtës t’a llogaris çmimin në bazë të peshës së vërtetuar. Peshimi i kryer nga ana e Korrier Express-it është i parevokueshëm. Për paketim joadekuat dhe dërgesa të thyeshme Korrier Express nuk mban përgjegjësi për dëmtime eventuale.
  4. Korrier Express nuk merr dërgesa transportimi i të cilave me ligj është i ndaluar si edhe ato dërgesa përmbajtja e të cilave është: para, çeçe të pa shënuara (bllanko), dhe çfarëdo monedhë tjetër ekuivalente (valutë të huaj dhe çeçe travelers), armë, municion, eksploziv, materie të djegshme eksplozive të rrezikshme etj., drogë dhe substanca joshëse, shtazë të ngordhura dhe të gjalla, organe njerëzore, mall që prishet, si edhe dërgesa përmbajtja e të cilave me çka do mund të rrezikoi jetën ose shëndetin e të punësuarve të KOEX EXPRESS-it dh pjesëmarrësve të tjerë në marrje dhe dorëzim, ose në çfarëdo mënyre i dëmton dërgesat tjera.
  5. Korrier Express nuk ka dijeni me përmbajtjen e dërgesës, as për përmbajtjen dhe prejardhjen e mallit në dërgesë përgjegjësinë për te e mban derguesi.
  6. Korrier Express obligohet se do ta kryej shërbimin e vet në afatin sa më të shkurtë të mundshëm, në bazë të shërbimeve mesatare të servileve kohore ose në harmoni me kohën e kontraktuar të dërgesës me dërguesin ose me marrësin e dërgesës.
  7. Për çdo dërgesë të veçantë-(e cila mund të ketë më shumë koleta), Korrier Express i’a dërgon Dërguesit listën e ngarkesës me numrin i cili e përcjell të njëjtën deri në dorëzim pranuesit, ose kthimin e të njëjtës dërguesit.
  8. Kthimin e dërgesës kryesisht mund t’a kërkoj komitenti dhe ate në rastet kur Korrier Express i ka përmbushë të gjitha obligimet e marra, përpos dorëzimit së fundi dhe ate nga këto arsyera:
  • . adresës gabimisht të dhënë nga dërguesi,
  • . pengesës që pranuesi t’a merr dërgesën-i shpërngulur ose nuk ka qenë në adresë me rastin e dorëzimit të dërgesës,
  • . refuzimi i pranuesit t’a pranoj, të paguaj shërbimin ose t’a blej dërgesën,

Korrier Express t’a magazinoi dërgesën e porositur në magazinën e vet deri në instruksionet e mëtejme të komitentit. Korrier Express do t’a llogaris dhe t’a faturoj kthimin e dërgesës sipas çmimit ekzistues ose sipas çmimit të kontraktuar me dërguesin, i cili është i obliguar që të njëjtën t’a paguaj në afat të parapar.

  1. Dërguesi është i obliguar që në listën e ngarkesës ti shënoj të gjitha shënimet e sakta lidhur me dorëzimin e dërgesës nga se Korrier Express nuk i dorëzon dërgesat në fahun postal dhe shifër, por posaçërisht në adresën e shënuar të marrësit. Në rast se dërguesi kërkon nga Korrier Express-i t’a dërgoj dërgesën në adresë tjetër e cila nuk është e shënuar në listën e ngarkesës kët kërkesë duhet t’a bëj në formë me shkrim, e nëse veç është tentuar dërgesa në adresë paraprake kjo dërgesë konsiderohet si e re dhe paguhet sipas çmimit të parës.
  2. Me vërtetim-nënshkrim nga ana e marrësit në listën e dërgesave ose në listën e ngarkesave Korrier Express konsiderohet se dërgesa është dorëzuar në afatin e kontraktuar dhe pa dëmtime, me çka Korrier Express nuk mund të mbartë çfarëdo përgjegjësie për të njëjtën.
  3. Nëse marrësi është i shënuar si ai i cili e paguan shërbimin, e këtë e refuzon t’a bëj, Komitenti është i pajtimit që për këtë shërbim , si edhe për kthim eventual dërguesit të njëjtën, t’a ngarkoi Korrier Express.
  4. Nëse shfrytëzuesi i shërbimit në afatin e cekur për pagesë në llogari nuk e paguan të njëjtën, e kët nuk e bën edhe pas vërejtjes së posaçme, Korrier Express do t’a mbaj cilëndo dërgesë të komitentit si peng, deri në përmbarimin e borxhit ose deri në përfundimin eventual të kontestit gjyqësor.
  5. Korrier Express mundet me kërkesë të komitentit t’a kontraktoj sigurimin e dërgesës në kompaninë e sigurimeve në emër dhe për llogari të Komitentit. Në rast të humbjes fizike ose të dëmtimit të dërgesës, të pasuar nga puna joadekuate e të punësuarve në Korrier Express. Korrier Express pranon dëmshpërblimin në lartësi prej 4 pagesave të bëra përkatësisht shuma të përllogaritura të transportit për atë dërgesë. Korrier Express nuk mbart përgjegjësi për dëmin e punës të shkaktuar me humbje ose me dëmtim të dërgesës.
  6. në rast të kërkesës për kompensim të dëmit, Komitenti është i obliguar që të njëjtën në afat prej 30 dite t’ia dërgoj në formë të shkruar, nga dita e pranimit te dërguesi çështjen e dërguar nga ana e Korrier Express-it, me kusht që e njëjta të mos i jet dorëzuar marrësit ose e kthyer dërguesit nga arsyerat e lartcekura.
  7. Korrier Express nuk mbat përgjegjësi për fitimin e humbur të komitentit të shkaktuara me humbje,shkatërrim, dëmtim të drgesësave ose me vonesë në dorëzim të cilat janë pasoj e fuqisë madhore ose të çfardo rasti tjetër i cili ka sjellë deri te mos dorëzimi, dëmtimi, shkatërrimi ose humbjes s dërgesës.
  8. Për të gjitha kontestet eventuale në mes të Komitentit dhe të Korier Express-it kompetente shtë gjykata në Prizren.

Këto kushte të marrjes dhe të dorëzimit të dërgsave aplikohen prej datës 18.06.2007